Sport

Ramsey drejt Nottinhamit

Mesfushori Aaron Ramsey do të rikthehet në Premier League pas tri sezonesh te skuadra e Juventusit. “Daily Mail” ka raportuar të martën se Ramsey pritet t’i bashkohet Nottingham Forestit, ekip i kthyer në elitën e futbollit anglez për sezonin e ri.

31-vjeçari te Nottinghami po shihet si përforcim i duhur për mesfushën duke pasur parasysh përvojën e tij në futbollin anglez. Ai te Nottinghami pritet të transferohet si lojtar i lirë, pasi do ta shkëpusë kontratën me Juventusin që i skadon vitin tjetër.

Ramsey iu bashkua Juventusit si lojtar i lirë në vitin 2019, por nuk bindi me paraqitje për shkak të lëndimeve të shumta. Sezonin e shkuar ishte i huazuar te Rangersi.