Sport

Arsenali i vë çmim të lartë Salibas

William Saliba mund të mbetet më gjatë te Marseille vetëm nëse klubi francez paguan një shumë të “çmendur” për mbrojtësin.

Arsenali i ka vënë çmim të lartë mbrojtësit 21-vjeçar të Francës. Vlera e tij në tregun e transferimeve është 30 milionë euro.

Saliba u huazua sezonin e kaluar te Marseille nga Arsenali. Ka luajtur në Francë edhe për Nice dhe St-Etienne.