Sport

Scamacca arrin marrëveshje me West Hamin

Descriptive Text

Sulmuesi i Italisë, Gianluca Scamacca, ka arritur marrëveshje personale me skuadrën e West Ham Unitedit, ka bërë të ditur “Sky Sports”.

Po ashtu, West Hami ka marrëveshje edhe me Sassuolon për transferimin e sulmuesit, që do të zyrtarizohet së shpejti.

Për Scamaccan, ekipi anglez do të paguajë 40 milionë euro, kurse 23-vjeçari me West Hamin do të firmosë kontratë pesëvjeçare me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër.

Scamacca të martën do t’u nënshtrohet kontrollimeve mjekësore te West Hami përpara se ta firmosë kontratën.

Sezonin e shkuar Scamacca shënoi 16 gola në 36 paraqitje në Serie A.