Sport

Te Harbergu janë të kënaqur me Avdijajn

Drejtori sportiv i Harbergut, Erich Korherr, ka komentuar formën e sulmuesit të Kosovës, Donis Avdijaj.

Ai ka thënë se Harbergu ka pasur besim tek Avdijaj. Avdijaj të dielën shënoi dy golat e fitores për Hartbergun përballë Altachut.

Ndeshja e parë e sezonit në Austri përfundoi 2:1 në të mirë të Harbergut. Për Altachun golashënues ishte sulmuesi Atdhe Nuhiu.

“Ne jemi një klub i vogël dhe shpesh kemi nënshkruar me lojtarë që kanë potencial të madh, të cilët kanë dështuar në klubet tjera dhe kanë shkëlqyer te ne”, ka thënë Korherr për “Bild”.

Avdijaj nuk përmbushi pritjet nga Schalke, ndërsa ndërroi disa klube para se në verën e vitit e kaluar t’i bashkohej Hartbergut.

Me klubin austriak, Avdijaj ka kontratë deri në qershor të vitit 2023.