Sport

Arsenali pranon huazimin e Arthurit nga Juventusi

Descriptive Text

Skuadra e Arsenalit ka arritur marrëveshje për shërbimet e mesfushorit Arthur Melo. “Calciomercato” ka raportuar të hënën, se Juventusi e ka pranuar ofertën e Arsenalit dhe Arthur gjatë kësaj jave pritet të zyrtarizohet tek ekipi anglez.

Arsenali do ta huazojë Arthurin për një vit, me detyrim të blerjes së kartonit të tij vitin tjetër. Detajet e marrëveshjes nuk janë bërë të ditura, por thuhet se Arsenali do të paguajë rreth 30 milionë euro për blerjen e plotë të brazilianit. Arthur është pjesë e Juventusit prej vitit 2020, por 25-vjeçari nuk ka bindur me paraqitjet e tij.

Ai ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2025, ndërsa nuk ka udhëtuar me ekipin për përgatitje në SHBA.