Sport

Barcelona i lutet Koundes që të ketë durim

Jules Kounde ende nuk ka vendosur se ku do ta vazhdojë karrierën.

Dëshira e futbollistit të Sevillës është që të transferohet te Barcelona.

Në anën tjetër, Chelsea ka bërë ofertë dhe Sevilla është e gatshme që ta shesë te skuadra angleze.

“The Independent” shkruan se Barça i është lutur Koundes që të ketë durim.

Klubi nga Katalonja beson që mund ta transferojë 23-vjeçarin dhe po punon në sigurimin e mjeteve financiare.

Po ashtu, edhe te Chelsea po besojnë se do ta mbyllin transferimin e francezit.

Kounde do të largohet nga Sevilla këtë verë.