Sport

Davies me kontratë të re te Tottenhami

Mbrojtësi Ben Davies ka firmosur kontratë të re me Tottenhamin, ka njoftuar ekipi londinez të hënën.

Me kontratën e re, Davies do të jetë pjesë e Tottenhamit deri në verën e vitit 2025.

Davies është pjesë e Tottenhamit prej vitit 2014 kur iu bashkua nga Swansea dhe sezonin e fundit ka regjistruar 43 paraqitje në të gjitha garat.

Madje, në disa ndeshje, Davies ka bartur edhe shiritin e kapitenit te Tottenhami. Pas firmosjes së kontratës së re, 29-vjeçari ka thënë se është shumë i lumtur që do ta vazhdojë karrierën e tij tek ekipi londinez.