Sport

Rabioti do të kthehet te Parisi

Mesfushori i Francës, Adrien Rabiot, pritet të rikthehet te Paris Saint-Germaini gjatë këtij afati kalimtar. “L’Equipe” ka bërë të ditur se agjenti i Rabiotit është në negociata me ekipin francez dhe gjasat janë të mëdha që mesfushori të luajë në Ligue 1 në sezonin e ri.

Rabiot është pjesë e Juventusit, por nuk ka udhëtuar fare me ekipin italian për fazën përgatitore në SHBA.

27-vjeçari ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2023 dhe kartoni i tij vlerësohet rreth 20 milionë euro. Ai iu bashkua Juventusit në verën e vitit 2019, pasi i skadoi kontrata me Parisin, por nuk ka arritur të bindë me paraqitjet e tij tek ekipi italian.