Sport

Napoli konfirmon largimin e Mertensit

Sulmuesi Dries Mertens nuk është më pjesë e skuadrës së Napolit. Ishte ekipi italian, i cili të dielën njoftoi për largimin e belgut. Mertens po largohet nga Napoli si lojtar i lirë, pasi me ekipin italian nuk ka arritur marrëveshje për vazhdimin e bashkëpunimit.

Klubi nëpërmjet postimit në “Twitter” e ka falënderuar Mertensin për kontributin e dhënë në ekip për gati një dekadë.

35-vjeçari ishte pjesë e Napolit prej vitit 2013, kur iu bashkua nga PSV Eindhoveni dhe me ekipin italian fitoi dy Kupa dhe një Superkupë të Italisë.