Sport

Unitedi insiston për holandezin Dumfries

Descriptive Text

Manchester Unitedi nuk po heq dorë nga transferimi i mbrojtësi të krahut, Denzel Dumfries, ka shkruar “Gazzetta dello Sport” të dielën.

Mësohet se Unitedi tashmë ka nisur kontaktet me Interin rreth çështjes së holandezit. Për 26-vjeçarin, Unitedi është gati të ofrojë mbi 30 milionë euro.

Dumfries ka kontratë me Interin deri në vitin 2025, por ka gjasa të largohet nga ekipi italian këtë verë. Ai iu bashkua Interit vitin e shkuar nga PSV Eindhoveni dhe në sezonin e tij të parë në Serie A, Dumfries shënoi pesë gola e asistoi po aq herë në 33 paraqitje.