Sport

Sanchezi refuzon largimin nga Interi

Descriptive Text

Alexis Sanchez po refuzon mundësinë që të largohet nga Interi gjatë kësaj vere.

Sulmuesi kilian nuk bënë pjesë në planet e trajnerit Simone Inzaghi për sezonin e ri dhe atij i është bërë e ditur se mund të gjejë skuadër të re për edicionin e ri.

Së fundmi, Sanchez ka refuzuar mundësinë t’i bashkohet skuadrës arabe Al Nassr që ka shprehur interesim për të.

33-vjeçari dëshiron të mbetet deri në fund të kontratës së tij me Interin.