Interi mund t’ia vazhdojë huazimin Romelu Lukakut edhe për një sezon tjetër nga Chelsea, sipas “Telegraph”.
Lukaku është rikthyer tek Interi vetëm një vit pasi golat e tij i dhanë titullin e Serie A dhe më pas i la për një periudhë të dytë te Chelsea. Por, pasi ai nuk arriti të përshtatet në sistemin e menaxherit Thomas Tuchel, duke shënuar vetëm tetë gola në Premier League, 29-vjeçari është kthyer në Serie A në një marrëveshje huazimi që kap vlerën e 7 milionë eurove për sezonin 2022-23.
Tashmë është ngritur tema për vazhdimin e huazimit edhe për një vit. Nëse ky opsion do të përdoret, Lukaku do të kishte dy vjet të mbetura në kontratën e tij me Chelsean, duke e bërë një rikthim të përhershëm tek Interi.
-
24 korrik 2022 20:47
-
Shpërndaje në: