Sport

Ancelotti thotë se nuk do të ketë transferime të tjera

Real Madridi e ka mbyllur afatin kalimtar të verës me vetëm dy përforcime dhe disa rikthime në ekip pas huazimeve. Të paktën këtë e ka thënë trajneri i Realit, Carlo Ancelotti.

Antonio Ruedigeri i është bashkuar klubit spanjoll si lojtar i lirë pasi i kishte skaduar kontrata me Chelsean, kurse për Aurelien Tchouamenin i ka paguar te Monaco 80 milionë euro.

“Real Madridi për këtë sezon është kompletuar. Jemi më mirë se sa në sezonin e kaluar. Jam i lumtur”, u shpreh Ancelotti.

Ai ka shtuar se për të ardhmen e Dani Ceballosit dhe Marco Asensios, duhet t’i pyesni lojtarët ose drejtuesit e klubit.