Sport

Evertoni mund ta shesë Allin

Dele Alli mund të largohet nga Evertoni vetëm gjashtë muaj pas transferimit të tij nga Tottenhami.

Klubi nga Liverpooli është i gatshëm ta shesë para se të nisë edicioni i ri në Premier League.

Në sezonin e kaluar ai u paraqit në vetëm 11 ndeshje. Tek Evertoni duan që t’i zvogëlojnë humbjet, duke e shitur lojtarin.

Evertoni mund të paguajë te Tottenhami për Allin deri në 40 milionë euro, në bazë të performancës së lojtarit. Ai ka firmosur me klubin anglez për dy vjet e gjysmë.