Sport

Haaland: Guardiola është i “çmendur”

Erling Haalandi debutoi me gol te Manchester City. Norvegjezi realizoi golin e fitores në miqësore ndaj Bayern Munichut, duel që u mbyll 1:0.

Pas ndeshjes, ai ka thënë se e kishte paramenduar edhe më herët se mund të luante si qendërsulmues i Cityt.

Për Pep Guardiolan, thotë se është i “çmendur”.

“Siç e dini ndoshta të gjithë, unë kam parë shumë ndeshje të Cityt në vitet e fundit, dhe në vitet e fundit ka qenë pa një sulmues, kështu që sigurisht që e kam parë veten në këto situata, kështu që nuk jam i befasuar. Guardiola është pak i çmendur dhe kjo më pëlqen. Kështu që do të jetë argëtuese”, u shpreh Haalandi.

21-vjeçari ka firmosur me klubin anglez deri në vitin 2027. Te City u transferua nga Dortmundi për 60 milionë euro.