Sport

Man. Unitedi nuk ka hyrë në bisedime për Destin

Manchester Unitedi nuk ka hyrë ende në bisedime për të transferuar mbrojtësin e krahut të djathtë të Barcelonës, Sergino Dest.

Mediat në Angli shkruajnë se kjo mund të ndodhë në një fazë tjetër, pasi Unitedi është i hapur që ta shesë Aaron Wan-Bissakan dhe është në pritje të ofertave.

Nëse largohet Wan-Bissaka, i cili ka kontratë me Unitedin deri në vitin 2024, atëherë klubi anglez mund t’i nisë bisedimet me Barçën.

Desti ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2025. Vlerësohet rreth 18 milionë euro.