Sport

Barcelona fiton në “El Clasicon” e Las Vegasit, debuton Lewandowski

Barcelona mposhti Real Madridin në një ndeshje miqësore të zhvilluar mesnatën e së shtunës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rezultat 1:0.

Robert Lewandowski luajti minutat e para me fanellën e klubit katalanas. Ai kompletoi 45 minutat e para.

Goli i vetëm i takimit u shënua nga Raphinha në minutën e 27-të.

Kjo ishte ndeshja e dytë për Barcelonën në turneun në SHBA dhe e para për Realin. Në ndeshjen e parë, Barça mposhti Inter Miamin me rezultat 6:0.