Sport

De Gea dëshiron ta mbyllë karrierën te Manchester Unitedi

David de Gea

David de Gea thotë se dëshiron të përfundojë karrierën e tij në Manchester United për shkak të lidhjes së tij me klubin.

De Gea, i cili ka bërë 487 paraqitje për United, ka një vit të mbetur në marrëveshjen e tij aktuale, me një opsion për një sezon shtesë.

“Djajtë e Kuq” kanë nisur bisedimet me portierin spanjoll dhe po besojnë se do të arrijnë marrëveshje për vazhdimin e kontratës.

“Nëse më lënë të qëndroj këtu, sigurisht që do të qëndroj këtu. Jam shumë rehat, shumë i lumtur dhe shpresoj se para se të largohem ne mund të fitojmë diçka”, deklaroi De Gea.