Sport

Valencia insiston për Hysajn

Elseid Hysaj është një nga lojtarët që mund të largohet nga Lazio këtë verë.

“Calciomercato” ka bërë të ditur se mbrojtësi i krahut të djathtë mund të transferohet në La Liga.

Hysaj nuk ka arritur të bindë me paraqitjet e tij te skuadra italiane.

Është skuadra e Valencias që po tenton transferimin e mbrojtësit shqiptar.

Trajneri Genaro Gattuso po e sheh Hysajn si përforcim të madh gjatë afatit kalimtar të verës.