Sport

Evertoni nis negociatat me Januzajn

Skuadra e Evertonit ka nisur negociatat me Adnan Januzajn.

“Fichajes” ka bërë të ditur se klubi anglez është në bisedime të avancuara me sulmuesin e krahut.

Skuadra nga Premier League ia ka paraqitur ofertën lojtarit dhe është afër marrëveshjes me 27-vjeçarin.

Januzaj është futbollist i lirë pasi i ka skaduar kontrata me Real Sociedadin.

Për Januzajn në garë janë edhe West Hami dhe Napoli.