Sport

Barça në sulm për mbrojtësin Martinez

Descriptive Text

Pasi dështoi në transferimin e francezit Jules Kounde, skuadra e Barcelonës ka shprehur interesim për qendërmbrojtësin e Athletic Bilbaos, Inigo Martinez.

Lajmi është bërë i ditur të premten nga e përditshmja spanjolle “Mundo Deportivo”. Barça është në kërkim të një mbrojtësi për sezonin e ri dhe trajneri Xavi Hernandez ka aprovuar ofertën për Martinezin.

31-vjeçari ka kontratë me Bilbaon deri në vitin e ardhshëm dhe Barça pritet të ofrojë rreth 20 milionë euro për transferimin e tij.