Sport

West Hami synon dyshen e Napolit

Skuadra e West Ham Unitedit ka shprehur interesim për dy futbollistë të Napolit. “Calciomercato” ka shkruar të premten, se West Hami po e kërkon mesfushorin Piotr Zielinski dhe sulmuesin e krahut, Hirving Lozano.

Zielinski 28-vjeçar ka kontratë me Napolin deri në vitin 2024 dhe kartoni i tij vlerësohet 45 milionë euro, ndërsa Lozano vlerësohet 30 milionë euro dhe po ashtu ka kontratë valide edhe për dy vjet me ekipin italian.

West Hami pritet së shpejti ta kontaktojë Napolin, ndonëse krerët e klubit nga Serie A nuk janë të interesuara që ta lirojnë asnjërin prej futbollistëve, pasi konsiderohen të rëndësishëm për trajnerin Luciano Spalletti në sezonin e ri.