Sport

Roma afër nënshkrimit me Wijnaldumin

Roma është afër nënshkrimit të Georginio Wijnaldum nga Paris Saint-Germain.

Sipas “Goal”, të dyja klubet kanë nisur negociatat për mesfushorin holandez.

Drejtuesit e klubit të Romës e kanë kërkuar mesfushorin në formë huazimi me të drejtë blerjeje.

Klubi nga Serie A ia ka paraqitur ofertën ekipit francez dhe po beson se marrëveshja do të arrihet.

Është trajneri Jose Mourinho thuhet se ka bindur Wijnaldumin t’i bashkohet skuadrës së tij.

Wijnaldum nuk arriti të lërë gjurmë te kampioni francez dhe nuk është pjesë e planeve të klubit.