Sport

Reali kërkon 50 mln për Hazardin

Eden Hazard do të largohet përfundimisht nga Real Madridi këtë verë. “Marca” ka raportuar se krerët e klubit kanë vendosur ta nxjerrin në shitje belgun, i cili nuk ka bindur me paraqitjet e tij prejse u transferua nga Chelsea.

Për ta lënë të lirë Hazardin, Reali po kërkon të paktën 50 milionë euro. 31-vjeçari është pjesë e Realit prej vitit 2019, por shkaku i lëndimeve të shumta nuk ka arritur të tregojë potencialin e tij në Spanjë.

Për kartonin e tij, Reali pat paguar 150 milionë euro. Hazard ka kontratë me Realin deri në vitin 2024, kurse në tri sezonet e fundit ka regjistruar vetëm 48 paraqitje në të gjitha garat.