Sport

Vikingu konfirmon kalimin e Berishës te Hammarby

Sulmuesi Veton Berisha do të largohet nga Vikingu i Norvegjisë për ta vazhduar karrierën në Suedi.

Berisha do t’i bashkohet skuadrës së Hammarbyt, pasi te Vikingu të premten kanë konfirmuar arritjen e marrëveshjes me ekipin suedez.

“Mund të konfirmoj se kemi arritur marrëveshje me Hammarbyn për transferimin e Veton Berishës”, ka pranuar drejtori sportiv i Vikingut, Erik Nevland.

Pasi ka arritur marrëveshjen me Vikungun, te Hammarby po i finalizojnë detajet e fundit me Berishën përpara se ta prezantojnë.

Hammarby është pajtuar të paguajë rreth dy milionë euro për kartonin e Berishës.

28-vjeçari te Hammarby do ta zëvendësojë Astrit Selmanin, i cili në fillim të kësaj jave u transferua në Izrael tek Hapoel Beer Sheva.

Berisha këtë sezon ka shënuar tetë gola dhe ka bërë pesë asistime në 12 paraqitje.