Sport

“Shpërthen” Nunezi i Liverpoolit, shënon katër gola

Darwin Nunezi më në fund ka “shpërthyer” te Liverpooli. Ai ka shënuar katër gola në fitoren e thellë të Liverpoolit në miqësore kundër Leipzigut 5:0. Sulmuesi uruguaian hyri në lojë në fillim të pjesës së dytë dhe shënoi plotë katër herë.

Golin e parë e realizoi nga penalltia në minutën e 48-të. Më pas shënoi edhe në minutat 51’, 68’ dhe 90’.

sGolin tjetër për ekipin anglez e shënoi Mohamed Salah në pjesën e parë. Nunezi ishte kritikuar për paraqitjet që kishte ndaj Man Unitedit dhe Crystal Palacit. 23-vjeçari u transferua te Liverpooli këtë verë për 85 milionë funte. Nunezi ka firmosur me klubin anglez deri në vitin 2027.