Sport

Laçi barazon me Petrocubin

Laçi ka barazuar në ndeshjen e parë si mysafir i Petrocubit në Moldavi.

Ndeshja e rrethit të dytë të Ligës së Konferencës ka përfunduar me rezultatin e barabartë 0:0.

Ekipi vendas e ka dominuar ndeshjen duke krijuar shumë raste shënimi, por nuk ia ka dalë që të shënojë asnjëherë.

Në anën tjetër, ekipi shqiptar ka gjuajtur vetëm njëherë brenda kornizës.

Nga minuta e 28-të, Laçi e luajti me një lojtar më pak, pasi u përjashtua pas dy kartonëve të verdhë Sebastian Spahiu.

Ndeshja e kthimit zhvillohet pas një jave, ku edhe përcaktohet skuadra që kalon në raundin e tretë.