Sport

Lingard transferohet te Nottinghami

Sulmuesi i krahut, Jesse Lingard i është bashkuar Nottingham Forestit, ekip që sezonin e ri do të bëjë gara në Premier League.

Nottinghami e ka zyrtarizuar Lingardin të enjten, por nuk i ka bërë publike detajet e marrëveshjes. Lingard te Nottinghami është transferuar si lojtar i lirë, pasi muajin e shkuar i ka skaduar kontrata me Manchester Unitedin.

29-vjeçari sezonin e shkuar ka shënuar dy gola dhe ka bërë një asistim në 21 paraqitje për Unitedin në të gjitha garat.