Sport

Xhaka ndëshkohet me karton të kuq

Taulant Xhaka është ndëshkuar me karton të kuq në ndeshjen që po zhvillohet ndërmjet Baselit dhe Crusadersit, në kuadër të Ligës së Konferencës.

Xhaka u ndëshkua me dy karton të verdhë brenda pak sekondash dhe u përjashtua pas një ndërhyrje të ashpër.

Edhe përkundër një lojtari më pak në fushë, Baseli është duke fituar 2:0.

Te skuadra zvicerane në bankën e rezervistëve është futbollisti shqiptar Tician Tushi.