Sport

Ballkani nis mbrojtjen e titullit te Malisheva

Skuadra e Ballkanit do ta nis mbrojtjen e titullit në udhëtim pas shortit të tërhequr të enjten në zyrat e Federatës së Futbollit të Kosovës. Në xhiron e parë, Ballkani do të jetë mysafir i skuadrës së Malishevës.

Edhe nënkampionia Drita, do të jetë mysafire pasi do të luaj te Trepça '89, ekip i rikthyer në elitë. Fituesi i Kupës së Kosovës,

Llapi do të përballet me Drenicën në Skënderaj. Skuadra tjetër e kthyer në elitë, Ferizaj do të luajë në udhëtim te Gjilani. Ndërsa,

Dukagjini e pret skuadrën e Prishtinës në stadiumin "18 Qershori" në Klinë.

Gjilani - Ferizaj

Malisheva - Ballkani

Drenica - Llapi

Trepça ‘89 - Drita

Dukagjini - Prishtina