Sport

Atletico siguron Molinan

Descriptive Text

Atletico Madridi ka siguruar shërbimet e mbrojtësit të krahut të majtë, Nahuel Molina. Fabrizio Romano ka raportuar se Atletico tashmë ka arritur marrëveshje me Udinesen për transferimin e Molinas, që do të zyrtarizohet brenda kësaj jave.

Për kartonin e 24-vjeçarit, Atletico do të paguajë 25 milionë euro, kurse Molina pritet të firmosë kontratë pesëvjeçare me ekipin spanjoll.

Molina sezonin e fundit pati paraqitje të mira tek Udinese, duke shënuar tetë gola dhe asistuar pesë herë. Ai ka edhe 16 ndeshje të luajtura me Përfaqësuesen e Argjentinës.