Sport

La Fiorita – Ballkani, Daja me një ndryshim në formacion nga Zhalgirisi

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, i ka besuar pothuajse 11-shes së njëjtë që u eliminuan nga Zhalgirisi në Ligën e Kampionëve, për ndeshjen e rundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës kundër La Fioritas.

Ndryshimi i vetëm i Dajës është faza ofanzive, ku Albion Rrahmani do të startojë para Albin Berishës.

Rrahmani do të ndihmohet nga Ermal Krasniqi, kurse Nazmi Gripshi, Meriton Korenica, Edviq Kuq e Lindon Emërllahu janë në mesfushë.

Në mbrojtje, Armend Thaçi luan në të djathtë, Astrit Thaqi në të majtë, Bajram Jashanica e Lumbardh Dellova në qendër. Në portë i padiskutueshëm Stivi Frashëri.

Ndeshja që luhet në “San Marino Stadium” fillon në orën 20:45. Ndeshja e kthimit pas një jave në “Fadil Vokrr”.

Ballkani është favorit i madh për të kaluar në rundin e tretë të Ligës së Konferencës, atje ku e pret fituesi i ndeshjes me Sutjeskas ose Klasvikut.