Sport

James, dëshira e Real Madridit

Descriptive Text

Real Madridi nuk ka hequr dorë nga mbrojtësi i krahut të djathtë Reece James.

Mediat spanjolle kanë bërë të ditur se drejtuesit e klubit janë duke punuar për të transferuar anglezin.

Është presidenti i klubit Florentino Perez ai që është impresionuar nga paraqitjet e anglezit me fanellën e Chelseat.

Tek ekipi spanjoll po besojnë se mund ta bindin Jamesin të transferohet në “Santiago Bernabeu”.

“Mbretërit” do të nisin bisedimet me Chelsean për të kuptuar çmimin e lojtarit.

James ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2025.