Sport

Bayerni prezanton De Ligtin

Bayern Muencheni e ka prezantuar qendërmbrojtësin Matthijs De Ligt, të cilin e ka transferuar nga skuadra e Juventusit.

Në njoftimin e Bayernit, bëhet e ditur se De Ligti ka firmosur kontratë deri në verën e vitit 2027 me bavarezët.

Për kartonin e tij, Bayerni i ka paguar Juventusit 80 milionë euro, përfshirë edhe bonuset. De Ligt, i cili tri sezonet e fundit ishte pjesë e Juventusit, ka thënë se është shumë i lumtur që do të jetë pjesë e skuadrës së Bayernit.

“Jam shumë i lumtur që jam bërë lojtar i këtij klubi të madh. FC Bayerni është klubi më i suksesshëm në Gjermani, një nga klubet më të suksesshme në Evropë dhe në botë. Ndjeva vlerësimin e vërtetë nga menaxhmenti sportiv, trajneri dhe bordi që në fillim, gjë që më bindi. Për më tepër, FC Bayerni është një klub i drejtuar shkëlqyeshëm me synime të mëdha. Jam shumë i lumtur që tani po bëhem pjesë e historisë së FC Bayernit”, ka thënë De Ligt.

Ai është reprezentues i Holandës, ndërsa si futbollist është zhvilluar tek Ajaxi.