Sport

Plantak, ndihmëstrajner i KB Vëllaznimi

Skuadra e Vëllaznimit që në sezonin 2022/23 do të paraqitet në Superligën e Kosovës në basketboll, e ka zyrtarizuar ndihmëstrajnerin Josip Plantak.

Ekipi nga Gjakova të martën në Facebook, ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me trajnerin nga Kroacia.

“Pas bisedimeve mes trajnerit kroat dhe KB Vëllaznimit është arritur marrëveshja që Josip Plantak të jetë pjesë e shtabit teknik. Plantak ishte asistent i disa trajerëve të suksesshëm në Kroaci, e po ashtu ishte trajner i ekipit KK Posushje nga Kroacia”, ka njoftuar Vëllaznimi.

Pas një sezoni në Ligën e Parë, Vëllaznimi është rikthyer në Superligë si kampion i kategorisë së dytë.

Në postin e trajnerit tek ekipi nga Gjakova pritet të emërohet Franko Sterle, i cili në pjesën e parë të sezonit të shkuar e udhëhoqi Vëllaznimin drejt 15 fitoreve rresht në po aq ndeshje të luajtura.