Sport

Hendboll, Kastrioti përballet me Graçanicën e Bosnjës

KH Kastrioti nga Ferizaj ka mësuar kundërshtarin e parë në garat evropiane për sezonin e ri, ka njoftuar Federata e Hendbollit të Kosovës (FHK) të martën.

Në raundin e parë të Kupës Evropiane, Kastrioti do të përballet me klubin nga Bosnjë e Hercegovina, Graçanicën pas shortit të tërhequr.

Ndeshjet ndërmjet këtyre dy skuadrave do të luhen më 10/11 dhe 17/18 shtator. Kastrioti në ndeshjen e parë është vendas.

“Kastriotin e presin dy sfida serioze në tentim për të kaluar në raundin e dytë të Kupës Evropiane”, ka shkruar FHK-ja në faqen e saj zyrtare.

Krahas Kastriotit në Kupën Evropiane paraqiten edhe Besa Famgas e Rahoveci. Mirëpo, këto dy ekipe garat i nisin prej raundit të dytë, ndërsa shorti për këtë raund do të tërhiqet më 20 shtator.