Sport

Chelsea dëshiron ta largojë Barkleyn

Chelsea po kërkon që ta heqë qafe Ross Barkleyn para se të nisë sezoni i ri në Premier League, shkruan “Daily Mail”.

Mesfushori anglez ishte titullar në vetëm një ndeshje sezonin e kaluar dhe klubi nga Londra dëshiron ta largojë një vit para se t’i përfundojë kontrata.

Evertoni dhe Aston Villa janë dy klube të cilat kanë mundësi të nënshkruajnë me Barkley. Të dyja e njohin shumë mirë lojtarin.

Barkley ishte i huazuar gjatë sezonit 2020/21 tek Aston Villa, kurse Evertonin e kishte lënë në vitin 2018 për t’u bashkuar me Chelsea për 15 milionë funte.