Sport

Selmani te Hapoel Beer Sheva për rreth 1 milion euro

Ka mbetur vetëm edhe finalizimi i detajeve të fundit që Astrit Selmani të zyrtarizohet si sulmues i ri i skuadrës izraelite, Hapoel Beer Sheva, ka shkruar të shtunën mediumi “Sportbladet”.

Sulmuesi 25-vjeçar i Hammarbyt dhe i Kosovës nuk ka kaluar formë të mirë qëkur në skuadër erdhi trajneri Marti Cifuentes. Ai ka shënuar vetëm dy gola këtë vit, ndërsa shumicën e ndeshjeve e nisi nga banka rezervë.

Sipas gazetës suedeze, transferimi i Selmanit te klubi izraelit pritet të bëhet për rreth një milion euro.

Ndeshja e së dielës kundër Elfsborgut mund të jetë e fundit për Selmanin me skuadrën e Hammarbyt.

Në total, ai ka realizuar 21 gola dhe ka kontribuuar me 14 asistime në 51 ndeshje.