Sport

Komiteti Paralimpik i Kosovës pranohet në Komitetin Paralimpik Ndërkombëtar

Komiteti Paralimpik i Kosovës është bërë anëtari më i ri i Komitetit Paralimpik Ndërkombëtar. Kështu ka njoftuar të shtunën ministri i Sportit, Hajrulla Çeku.

Komiteti Paralimpik pranohet tetë vjet pas Komitetit Olimpik të Kosovës. Paralimpistëve kosovarë kështu u janë mohuar dy edicione të Lojërave Paralimpike, që mbahen pak muaj pas Lojërave Olimpike dhe në vend të njëjtë.

Çeku e konsideroi një lajm të madh pranimin e KPRK-së në KPRN, që ishte organizata e vetme sportive e Kosovës që nuk ishte e pranuar në instanca ndërkombëtare.

“Ky është një lajm i madh për sportit tonë. Shpresojmë të marrim pjesë në Lojëra Paralimpike të ardhshme”, ka thënë Çeku para gazetarëve.

Lojërat Paralimpike do të mbahen në Paris në vitin 2024 dhe do të ishte hera e parë që Kosova merr pjesë në një ngjarje të tillë.

Me pranimin e KPRK-së në KPRN, pritet që të fillohet me themelimin e federatave paralimpike.

Njomza Emini është udhëheqëse e Komitetit Paralimpik të Kosovës.