Sport

Liverpooli hyn në garë për Antonyn

Liverpooli është skuadra e radhës që ka hyrë në garë për sulmuesin e Ajaxit, Antony.

Mediat angleze kanë bërë të ditur se krerët e klubit anglez janë të gatshëm t’i plotësojnë kërkesat e drejtuesve të Ajaxit për ta transferuar brazilianin.

Trajneri Jurgen Klopp po e sheh sulmuesin si përforcim ideal për sezonin e ri pas largimit të Sadio Manes.

Për Antonyn në garë është edhe Manchester Unitedi.