Sport

Juventusi kërkon 75 milionë euro për De Ligtin

Descriptive Text

E ardhmja e Matthijs de Ligt te Juventusi vazhdon të mbetet e paqartë.

“Gazzetta dello Sport” ka bërë të ditur se drejtuesit e klubit italian po kërkojnë mbi 75 milionë euro për ta liruar holandezin.

“Zonja e Vjetër” tash e disa kohë ka nisur bisedimet me De Ligitin për vazhdimin e kontratës, por nuk kanë arritur ta gjejnë marrëveshjen.

Holandezi është duke u kërkuar me ngulm nga Bayern Munichu, por klubi gjerman nuk ka arritur të bindë Juventusin me ofertën e fundit.

Krerët e klubit italian u kanë bërë me dije “bavarezëve” se kërkojnë mbi 75 milionë euro për ta lënë të lirë qendërmbrojtësin.