Sport

Chelsea zyrtarizon Koulibalyn

Chelsea ka zyrtarizuar transferimin e dytë këtë verë. Pas Raheem Sterling, Blutë kanë nënshkruar edhe me mbrojtësin e Napolit, Kalidou Koulibaly.

Mbrojtësi senegalez ka nëshkruar kontratë katërvjeçare me Chelsean.

Chelsea pagoi rreth 40 mln euro për t’i siguruar shërbimet e 30-vjeçarit.

Koulibaly u shpreh mjaft i lumtur me kalimin në “Stamford Bridge”.