Sport

Anglia në çerekfinale pa pranuar asnjë gol

Anglia ka vazhduar formën e shkëlqyer në fazën e grupeve të “Euro 2022” në konkurrencën e femrave.

Të premten, skuadra e Anglisë fitoi ndaj Irlandës së Veriut me rezultatin 5:0.

Anglia e mbyll fazën e Grupit A në vendin e parë, dhe avancon në një të tetën e finales pa e pranuar asnjë gol dhe ka tri fitore nga po aq ndeshje.

Golashënuesja më e mirë, Beth Mead, shkoi në pesë gola të shënuar deri tani, kurse zëvendësuesja Alessia Russo i realizoi dy gola tjerë në pesë minuta pas pushimit.

Një gol u realizua nga Francesca Kirby, kurse goli i fundit ishte autogoli i Kelsie Burrows.

Në ndeshjen tjetër të Grupit A, Austria mposhti Norvegjinë, 1:0.

Anglia në çerekfinale do të luajë kundër Spanjës ose Danimarkës të mërkurën e ardhshme.