Sport

Prishtina zyrtarizon Hysenin

Hasan Hyseni është futbollisti i radhës që prezantohet nga FC Prishtina. Pas Kreshnik Ukës e Andi Salihut, Hyseni u prezantua nga “bardhekaltrit” të premten në mbrëmje.

Hyseni në sezonin e fundit ishte pjesë e skuadrës së Malishevës, me të cilën e siguroi mbetjen në elitë, teksa realizoi shtatë gola në 32 paraqitje.

25-vjeçari është produkt i Trepçës ’89, ndërsa karrierë ka bërë edhe te Drenica dhe skuadra A&N.

Ai ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me Prishtinën, shkruan faqja zyrtare e klubit.