Sport

Mahrez vazhdon kontratën me Manchester Cityn

Riyad Mahrez ka vazhduar kontratën me Manchester Cityn. Lajmi është zyrtarizuar nga kampioni anglez.

Sulmuesi i krahut do të mbetet në “Etihad” deri në vitin 2025.

Lojtari është pajtuar me kushtet e ofruara nga “Qytetarët” dhe do të mbetet pjesë e klubit.

31-vjeçari është pjesë e Cityt që nga viti 2018 kur u transferua nga Leicesteri.