Sport

Fazliji transferohet te St. Pauli

Descriptive Text

Betim Fazliji është transferuar në Bundesliga 2. Qendërmbrojtësi është prezantuar te skuadra St.Pauli.

Fazliji u transferua nga St. Galleni, derisa detajet nuk janë bërë të ditura.

Të dy klubet kanë rënë dakord të mos i bëjnë të ditur kushtet e transferimit.

23-vjeçari është shprehur i lumtur me transferimin te skuadra gjermane.

“Jam shumë i emocionuar për sfidën e re në FC St. Pauli. Kalimi në dhe një ligë të re është një hap i madh për mua, por edhe një përgjegjësi për mua. Shpresoj se do të arrij të ndihmoj klubin në edicionin e ri”, deklaroi Fazliji.