Sport

PSG-ja pas Thuramit

Paris Saint-Germain ka shprehur interesim për sulmuesin e Borussia Monchengladbachut, Marcus Thuram.

“L’Equipe” ka bërë të ditur se trajneri Christophe Galtier po insiston në transferimin e sulmuesi francez.

Galtier në të kaluarën me Thuramin ka punuar te skuadra e Nice.

24-vjeçari do të shitet gjatë kësaj vere nga skuadra gjermane pasi nuk ka pranuar vazhdimin e kontratës.

Kontrata e francezit skadon në vitin 2023.