Sport

Chelsea mposht klubet italiane në garën për transferimin e sulmuesit brazilian

Descriptive Text

Chelsea është afër që të sigurojë shërbimet e sulmuesit brazilian të Fluminense, Richarlison, raporton Sky Italia.

Sipas këtyre raporteve thuhet se kampioni anglez ka fituar garën për shërbimet e tij ndaj klubeve italiane, Milan, Inter e Sampdoria, transmeton Koha.net.

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte kishte paralajmëruar transferime të tjera përkundër përforcimit të skuadrës me Willy Caballeron, Antonio Rudigerin, Tiemoue Bakayokon dhe Alvaro Moratan, deri më tani.