Sport

KAS Eupen - fabrika e futbollit e Katarit

Belgjika është shtet i më tepër se një gjuhe. Frëngjishtja dhe gjuha flamane gjatë kanë luftuar për supremaci dhe vizitorët do ta kenë të vështirë të gjejnë dikë në kryeqendër, Bruksel, që nuk flet anglisht.

Në qytetin e vogël Eupen, në lindje të Liezhet, banorët lokalë flasin gjermanisht. Dhe në një ditë qershori të vitit 2012, një grup meshkujsh arriti duke folur gjuhën arabe, shkruan DW.

Ata ishin duke përfaqësuar Aspire Zone Foundation, përgjegjëse për promovimin e sportit amator dhe elitar në Katar dhe kishin identifikuar kryeqendrën e komunitetit të vogël gjermanofolës në Belgjikë si pjesë ideale për të blerë një klub të futbollit, përcjell Koha Ditore.

Qëkur u themelua në Afrikë në vitin 2007, programi "Aspire Football Dreams" i këtij fondacioni, ka përcjellë më tepër se 3.5 milionë lojtarë të rinj në 17 shtete në zhvillim, ku ndahen 18-20 bursa futbolli çdo vit.

Ata që zgjidhen marrin pjesë në Aspire Academy në Doha, ku marrin edukim privat, stërvitje dhe përkrahje mjekësore, ndërsa luajnë edhe ndeshje miqësore ndërkombëtare...(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.