Sport

Armenia e Andorra, të forta për Kosovën

Përfaqësuesja U20 e Kosovës në volejbollin në rërë të mërkurën është paraqitur në kualifikimet e Kampionatit Evropian.

Në Izmir të Turqisë, ekipi kosovar i humbi të dy ndeshjet dhe kështu përfundoi shpejtë kualifikimet.

Erion Bajrami e Eron Murseli kanë përfaqësuar Kosovën. Ata në ndeshjen e parë pësuan nga Armenia me 2:1 në sete.

Armenia fitoi setin e parë me 21:16, ndërsa seti i dytë i takoi Kosovës, 21:19. Në setin e tretë, Armenia fitoi 15:12.

Në tri sete shkoi edhe ndeshja e dytë me Andorrën. Andorrasit e fituan setin e parë me 21:17. Seti i dytë i takoi Bajramit e Murselit, 22:20. Kurse në setin e tretë ekipi kosovar pësoi 15:7.

“Ekipi tash kthehet në Kosovë me një eksperiencë të re, nga e cila mund të ndërtojë në të ardhmen”, është arsyetuar FVK-ja.